Real Madrid ka publikuar një video nga prapaskenat e ditës së parë të Kylian Mbappe si lojtar i tyre, ku përfshihej ai takim me disa nga shokët e tij të rinj të skuadrës.
Lucas Vazquez, Brahim Diaz, Thibaut Courtois dhe David Alaba patën të gjithë takime me 25-vjeçarin, i cili do të bashkohet zyrtarisht me skuadrën e Carlo Ancelottit më vonë gjatë verës.
Gjatë takimit të parë të Mbappes me Diaz, sulmuesi maroken e befasoi me një pyetje nëse ka fëmijë.
Mbappe u kap dukshëm i pasigurt dhe ai pranoi se nuk është diçka që ai po e konsideron në këtë fazë të jetës së tij.
“Jo, asgjë për momentin. (Unë do t’i marr gjërat) hap pas hapi”, francezi i thotë Diazit.
Është e lavdërueshme që Kylian foli me të gjithë në spanjisht. Ai me siguri e kishte menduar këtë kur deklaroi se ishte duke u përgatitur për kalimin në Real Madrid për shumë vite.
Ai sigurisht duhet të përshtatet menjëherë kur të bashkohet me skuadrën e parë në javët e ardhshme, gjë që do të kënaqë Ancelottin dhe Florentino Perez. /Telegrafi/