Site icon Telegrafi

As Mbappe e as Vinicius Jr, Ancelotti tregon lojtarin që ia fitoi ndeshjen ndaj Celta Vigos

Real Madridi ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Celta Vigo 1-2, por shumë të rëndësishme.

Los Blancos vuajtën për t’i marrë tre pikët, megjithatë në fund u larguan me fitore falë golave nga Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Megjithatë u desh inkuadrimi i legjendës kroate Luka Modric që loja e Realit të rregullohet dhe kroati bëri asistimin në golin e dytë.

Carlo Ancelotti vlerësoi mesfushorin kroat në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke thënë se falë Modric ata morën fitoren.

“Ne ishim në një nivel të mirë konkurrues gjatë gjithë ndeshjes, Celta luajti shumë mirë dhe me shumë intensitet dhe i morëm tre pikët falë pasimit fantastik të Modriçit”, tha Ancelotti.

“Luka ka cilësinë për të kontribuar gjithmonë për ekipin. Kur fillon nga minuta e parë, kur del nga banka… gjithmonë na ndihmon”.

“Ai hyri në një moment të vështirë dhe e ktheu lojën në favorin tonë. Kjo është ajo që ne të gjithë e dimë tani se ai mund të bëjë”, deklaroi trajneri italian.

39-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe tre asistime, dy në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version