Site icon Telegrafi

Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies – formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

Formacioni i Carlo Ancelottit me Real Madridin në sezonin 2024/25 mund të ketë disa ndryshime.

Real Madridi ka nënshkruar tashmë me yllin francez, Kylian Mbappe, por ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i madh këtë verë.

Los Blancos thuhet se ka gjithnjë e më shumë gjasa të nënshkruajë me Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli këtë verë ose verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Real Madridi synon transferimin e yllit anglez, Bellingham e ndihmon

Megjithatë, ardhja e yllit anglez do t’i sillte kokedhimbje trajnerit Ancelotti, i cili në atë pozitë ka edhe spanjollin e pagabueshëm Dani Carvajal.

Kjo pasi është shumë herët që Carvajal të bjerë në stol, kështu që le të imagjinojmë që anglezi mund të arrijë si lojtar i lirë në vitin 2025.

Por, si mund të duken njëmbëdhjetësha më e mirë e Los Blancos me transferimin e Alexander-Arnold dhe Mbappe?

Situata e anglezit është mjaft e ngjashme me Alphonso Davies, pasi Real Madridi po mendon nëse do të shkojë për kanadezin këtë vit apo vitin e ardhshëm kur skadon kontrata e tij me Bayern Munich.

Në vitin 2025, klubi mbretëror mund të kenë dy mbrojtësit më të mirë të krahut në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version