Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi.
Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila prezantoi rendin e ditës.
Pas miratimit të pikave të propozuara, u vijua me trajtimin e tyre.
Rendi i ditës:
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2025-2027
5:Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për miratimin paraprak të listës së përgjithshme dhe listës së veçantë të pronës së paluajtshme të komunës
6.Shqyrtimi i kërkesave
7.Të ndryshme /Telegrafi/