Site icon Telegrafi

Mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Komunal për vitin 2025 në Kamenicë – miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës

Komuna e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal për vitin 2025.

Në rend ditës për shqyrtim ishin, shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e XII-të e Kuvendit Komunal, pyetjet legjislative drejtuar Ekzekutivit, shqyrtimi i raportit të KKSB-së për viitn 2024.

Gjithashtu, u dha informatë për Raportin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2024.

Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u propozua dhe u votua që në rend dite të hyjë edhe raporti i punës së kryetarit për periudhën gjashtëmujore  (01.07.2024-31.12.2024).

Pas debatit nga asambleistët prezent të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /Telegrafi/

Exit mobile version