Site icon Telegrafi

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Obiliq, gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Takimin e hapi kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, i cili prezantoi rendin e ditës dhe, pas miratimit të tij, u kalua në shqyrtimin e pikave të përfshira:

RENDI I DITËS:

1.Arsyetimi për mungesë.

2.Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit.

3.Të ndryshme.

“Në pikën e dytë të rendit të ditës, Komandanti i Stacionit Policor të Obiliqit, Toger Zekrija Januzi, paraqiti një raport të detajuar mbi situatën e sigurisë në komunë, duke njoftuar se gjendja aktuale është relativisht e qetë dhe stabile”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.

Ai theksoi angazhimin e vazhdueshëm të policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Obiliq.

Kryetari Gashi e falënderoi Komandantin Januzi për raportin dhe vlerësoi lartë punën e Stacionit Policor në Obiliq për angazhimin e tyre në garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në fund, kryetari Gashi falënderoi të gjithë anëtarët e KKSB-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në çështjet e sigurisë dhe të bashkëpunimit në interes të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Obiliqit./Telegrafi/

Exit mobile version