Site icon Telegrafi

Maturës shtetërore do ti nënshtrohen 1.802 nxënës

Foto: Ilustrim

Për maturë shtetërore në afatin e gushtit janë paraqitur 1.802 nxënës. Informon Qendra shtetërore e provimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në 15 gusht do të mbahet provimi nga lënda e obligueshme, respektivisht nga gjuha shqipe, maqedonase apo turke me letërsi. Nga Gjuha dhe letërsia shqipe do të testohen 266 nxënës, nga Gjuha dhe letërsia maqedonase do të testohen 128, ndërsa nga Gjuha dhe letërsia turke do të testohen 21 nxënës.

Matematika do të testohet më 16 gusht, ndërsa për këtë testim janë paraqitur 88 kandidatë.

Më 17 gusht do të testohet gjuha e huaj, edhe atë, nga Gjuha angleze do të testohen 1294 kandidatë, nga Gjuha frënge dhe gjermane nga 4 kandidatë dhe 1 kandidat nga Gjuha ruse.

Më 18 gusht kandidatët do të testohen në lëndën e fizikës, kimisë, biologjisë, biznesit, historisë, filozofisë dhe estetikës.

Testimet do të realizohen në 11 vende anembanë Republikës së Maqedonisë, ndërsa materiale i testimit do të dorëzohet në shkolla në ditën e testimit.

Testimet do të fillojnë në ora 10./Telegrafi/

 

Exit mobile version