Manchester United ishte në disavantazh ndaj Brentford në pjesën e parë të ndeshjes së tyre, ndërsa në fund triumfuan 2-1.
Kur rezultati ndryshoi, goli nga mysafirët ngjalli shumë reagime të zemëruara mes tifozëve dhe lojtarëve të Man United.
Arsyeja – Matthijs De Ligt iu kërkua të largohej nga fusha për shkak të gjakut në kokë gjatë goditjes nga këndi dhe Brentford e shfrytëzoi këtë mundësi për të shënuar gol.
Kamerat vunë re reagimin e De Ligt për këtë episod dhe ai ishte mjaft i nervozuar.
Holandezi goditi topin pranë tij dhe tregoi gjithçka që mendoi për këtë moment pikërisht përballë gjyqtarit të katërt.
Mbrojtësi lëndoi kokën në fillim të ndeshjes dhe u gjakos gjatë gjithë pjesës së parë. /Telegrafi/