Legjenda gjermane, Lothar Matthaus, mendon se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është lojtari me cilësi të mëdha, por sipas tij, reprezentuesi gjerman nuk po i tregon vlerat e tij në ndeshjet e mëdha.
Arsenali do të përballet me Bayern Munichun në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
“Ai është një djalosh i cili mund të bëjë dallimin, por në ndeshjet e mëdha, thjesht unë nuk e shoh atë që dua ta shoh”.
“Ky është një problem tek Arsenali”, ka deklaruar Matthaus, transmeton KP.
“Ai i ka të gjitha cilësitë për ta treguar vetën në ndeshjet e nivelit më të lartë, por kjo nuk po ndodh mjaftueshëm”, ka shtuar ai.
Ozil luan te Arsenali nga viti 2013, kur u transferua nga Real Madridi për një shumë që thuhet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/