Site icon Telegrafi

Matoshi kërkon nga kryetarët e komunave të ndalojnë ndezjen e fishekzjarrëve për festat e fundvitit

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka kërkuar nga kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund viti në hapësira publike dhe zona të banuara.

MMPH bën të ditur se kjo kërkesë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis, transmeton Telegrafi.

“Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version