Telegrafi

MasterCard nuk do të lëshojë më kartela në Indi, akuzohet për shkeljen e të dhënave

Banka Qendrore e Indisë ia ndaluar MasterCard lëshimin e kartelave të reja për konsumatorët e brendshëm duke e akuzuar kompaninë për shkelje të ligjeve për ruajtje të të dhënave.

Sipas bankës, MasterCard nuk ka vepruar në përputhje me rregullat, që u kërkojnë rrjeteve të huaja për kartela të tilla, që të ruajnë të dhënat për pagesat indiane ekskluzivisht në Indi. MasterCard nuk ka reaguar ende ndaj këtij vendimi.

Kjo kompani nuk do të mund të lëshojë asnjë lloj të kartelës në Indi nga 22 korriku. Vendimi i Bankës së Rezervave nuk do të ketë ndonjë ndikim te konsumatorët ekzistues të MasterCard.

Vitin e kaluar, përmes MasterCard janë kryer 33 për qind të të gjitha pagesave në Indi.

Më herët gjatë këtij viti edhe kompanive American Express dhe Diners Club u është bllokuar lëshimi i kartelave të reja, për shkak të shkeljeve të ngjashme.

Kompanitë me bazë në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke thënë se ai mund të rrisë shpenzimet e të bërit biznes në Indi. Megjithatë, Banka indiane nuk ka kthyer vendimin mbrapsht. /Telegrafi/