Site icon Telegrafi

Maskë për fytyrë me yndyrë dhe puçra

Veçanërisht këshillohet kryesisht për gjithë ata persona që kanë puçra ose lëkurë me yndyrë.

Për këtë maskë iu duhet të përzieni një lugë mjaltë, me dy lugë sheqer, duke krijuar një masë kremoze. Pas kësaj shtoni pak nga pak lëng limoni dhe përzjeheni mirë.

Me majat e gishtave aplikojeni këtë masë në sipërfaqen e fytyrës dhe qafës.
Aplikojeni maskën në mënyrë delikate dhe pa e acaruar lëkurën duke e mbajtur për 15 minuta dhe më tej lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Maksimumi i shpeshtisë së përdorimit të saj duhet të jetë një herë në pesë ditë./noa.al/Telegrafi/
 

Exit mobile version