Në një qendër të thirrjeve janë arrestuar 14 persona, një shtetas izraelit dhe 14 shtetas të Kosovës (shtatë meshkuj dhe gjashtë femra), nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00, në Prishtinë.
Tutje sipas raportit si prova materiale janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuter, 3 laptop, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacione të ndryshme.
“Në një qendër të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas Izraelit, shtatë meshkuj kosovar dhe gjashtë femra kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme. Si prova material janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuter, 3 laptop, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacion të ndryshme”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/