Site icon Telegrafi

Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë mashtruar një person duke ia marrë mbi 90 mijë euro.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë paraqitur si persona zyrtarë, transmeton Telegrafi.

“Duke zbatuar urdhrin e gjykatës, Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë bastisur dy lokacione si dhe kanë arrestuar dy persona një mashkull dhe një femër kosovarë mbi dyshimin se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtarë kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 000 €”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë që ndodhen në arrati.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

Exit mobile version