Site icon Telegrafi

Mashtronin të huajt për të investuar në bursë, arrestohet administratori i Call Center-it në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person dhe ka proceduar pesë të tjerë pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

I arrestuari është administratori i një Call Center, Lorenc Lleshi 28 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë u proceduan shtetaset shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të punësuara si operatore.

Nga hetimet ka rezultuar se administratori dhe operatoret telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Ndërsa, në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi G. C., 31 vjeç.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive. /Telegrafi/

Exit mobile version