Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me GIZ-in, do të organizojë konferencë për medie për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018.
Po ashtu do të lansohet fushata përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e MAShT-së, në ora 10:00. /Telegrafi/