Për shkak të masave antiCOVID-19 sot është kufizuar numri i gazetarëve në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ku po raporton ministrja Arbërie Nagavci mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor.
Kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, ka thënë numri është kufizuar për shkak të masave kundër coronavirusit.
“…Me keqardhje duhet të them se katër vendet e mbetura duhet të shpërndahen në mënyrë proporcionale për përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile… Mirë do të ishte që të merreni vesh dhe lajmin ta distribuoni te njëra-tjetra. Unë s’kam autoritet që të bëj selektim të mediave”.