Aktori Alban Ukaj, flet filmin “Quo Vadis, Aida” që ka marrë pjesë në Festivalin e Venecias.
“Unë luaj rolin e përkthyesit Tarik, personazh i cili është akoma gjallë dhe kam patur fatin ta takoj e ta kem mik. Ai arriti të shpëtojë nga masakra e Srebrenicës, duke u larguar me forcat e kampit holandez”, tregon Albani për rolin e tij.
Aktori shton se me regjisoren Sabina Çudiq njihet që prej 20-vitesh dhe e patën të lehtë të bashkëpunonin. Më herët asnjë nga regjisorët boshnjakë nuk kanë pasur guxim të depërtojnë në atë ngjarje dhe ta bëjnë film.
I gjithë ekipi kanë rreth tetë vjet që punojnë për këtë film dhe verën e kaluar përfunduan xhirimet.
“Fajin kryesor kemi ne artistët që nuk kemi punuar për ta bërë të njohur ngjarjen e Srebrenicës për gjeneratat e reja dhe së dyti fajin e kanë bashkësitë ndërkombëtare që e kanë kaluar në heshtje”, shprehet Ukaj.
Aktori 40-vjeçar sapo është kthyer nga Mali i Zi ku ka xhiruar për një projekt të ri të quajtur “Fytyra”, që flet për ngjarje të Luftës së Dytë Botërore. /TCh/