Miss Argentina dhe Miss Puerto Rico kanë njoftuar se janë martuar në fshehtësi pasi pretendojnë se kanë qenë në një lidhje ‘private’ për dy vjet.
Mariana Varela, 26-vjeçe, nga Argentina dhe Fabiola Valentin, 22-vjeçare, nga Puerto Rico, u takuan për herë të parë në vitin 2020 kur përfaqësonin qarqet e tyre në konkursin “Miss Grand International”.
Përpara se të ndanin lajmin në Instagram, të sapomartuarit – të cilët nuk e konfirmuan kurrë se ishin në lidhje – folën vetëm për ‘miqësinë’ e tyre në mediat sociale.
Duke njoftuar se ishin martuar, modelet ndanë të njëjtën video me ndjekësit e tyre në Instagram.
Në videon 30 sekondëshe, çifti filloi duke ndarë fragmente nga udhëtimet e tyre –përfshirë një video të tyre duke u përqafuar në plazhin Jobos në Puerto Rico dhe duke shijuar një shëtitje romantike me varkë në Meksikë.
Videoja – e cila ka mbledhur mbi 1.8 milion shikime në tre ditë – më pas kalon në natën ku ata u fejuan.
Klipi tregon apartamentin e tyre të mbushur me një shumëllojshmëri balonash kuq e bardhë, petale trëndafili dhe drita të ndryshme.
Videoja përfundon me bukuroshet duke ndarë një puthje jashtë Byrosë së Martesave në San Juan, ku u martuan më 28 tetor.
“Meqë vendosëm që lidhjen ta mbanim private, ne hapëm dyert në një ditë të veçantë. 28/10/22”, kanë shkruar vajzat në postimin e publikuar në rrjete sociale. /Telegrafi/