Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka mohuar të jetë tallur me Kylian Mbappen pas fitores së La Albiceleste në finalen e Kupës së Botës kundër Francës.
Veprimet e diskutueshme të 30-vjeçarit, si gjatë dhe pas finales së vitit të kaluar në stadiumin Lusail, krijuan shumë polemika. Ai bëri një sërë lojërash mendore për të thumbuar Les Blues ndërsa ata i mposhtën për trofeun e madh.
Më pas, pasi ngushëlloi Mbappen në fushë, Martinez vazhdoi të kërkonte një minutë heshtje për sulmuesin e PSG-së në mes të disa festimeve të mëdha në dhomat e zhveshjes.
Një ditë më vonë dhe gjatë paradës së Argjentinës, portieri i Aston Vilës u talle me Mbappen duke mbajtur një kukull që kishte fytyrën e francezit.
Kanë kaluar dy muaj nga finalja në Katar, dhe tani Martinez ka bërë të ditur se nuk e kishte në cak Mbappen gjatë festimeve.
“E mbajta atë (kukullën e vogël) për dy minuta dhe e hodha, kjo është e gjitha”, deklaroi gardiani i Argjentinës.
“Si mund të tallesha me Mbappen? Ai më shënoi katër herë. Katër gola në një finale! Kam respekt të madh për Mbappen”.
Franca paraqiti një ankesë zyrtare pasi ndjeu sikur Martinez kishte tejkaluar kufirin, por Mbappe në dukje nuk ishte i shqetësuar nga veprimet e portierit dhe tha se nuk i kishte shikuar ato gjëra dhe nuk ka asgjë personale me të. /Telegrafi/
Emi Martínez on what he said to Mbappé:
“I told him that it was a pleasure to play against him and that he almost won this match alone. He has an immense talent. When Messi stops, I'm sure Kylian will win many Ballon d'Ors.” pic.twitter.com/z4JKKnxWoQ
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) February 10, 2023