Site icon Telegrafi

Martinez lë të kuptohet se do të dëshironte ta shihte Lukakun të largohej nga Chelsea

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez ka lënë të kuptohet se do të dëshironte ta shihte Romelu Lukakun të largohej nga Chelsea.

Ndërsa Martinez tha se nuk kishte asnjë ide se Lukaku dëshiron të largohet nga Blutë, ai ra dakord se ai ishte një nga yjet belgë që mund të konsiderojë të ardhmen e tij gjatë verës.

“Po flasim për lojtarë, si Romelu, të cilët kanë bërë mbi 100 paraqitje dhe janë pjesë e këtij grupi lojtarësh që e njohin kombëtaren brenda”, ka thënë fillimisht Martinez.

Lexo po ashtu Lukaku u kërkon drejtuesve të Interit ta rikthejnë

“Nuk do të gjykoj apo vlerësoj gjendjen e asnjë lojtari deri pas verës, sepse nuk është një situatë normale. Kanë ende shtatë muaj deri në Kupën e Botës dhe me siguri do të futeni në detaje se si ndihet një lojtar kur i afrohet më shumë se tani”.

“Por, do të ketë shumë lojtarë që ndryshojnë klub ose do të ndihen ndryshe në verë. Romelu duhet të vlerësohet se si ndihet në shtator, në të njëjtën mënyrë si Eden Hazard dhe disa të tjerë”.

“Por, ai është një nga lojtarët për të cilët vera mund të jetë një moment i madh për karrierën e tij”.

Kjo sugjeroi që Martinez është i vetëdijshëm për shqetësimin e Lukakut.

Lexo po ashtu Interi është i interesuar për huazimin e Lukakut

“Ne gjithmonë flasim. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë lojtarët e mi. Unë kurrë nuk do t’i thosha një lojtari se çfarë të bënte, por ne gjithmonë ndajmë mendimet”.

“Për momentin Romelu është në një vend të mirë. Ai është shumë i përkushtuar. Ai ishte i kënaqur që fitoi Kupën e Botës për Klube dhe hapi tjetër është të përfundojë sezonin fuqishëm me Chelsean dhe të sigurohet se ai mund të ndihet shumë i rëndësishëm”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/

Exit mobile version