Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, ka bërë krahasime tronditëse mes mbrojtësit të majtë Oleksandr Zinchenko dhe superyllit të Argjentinës, Lionel Messi, përpara sezonit të ri.
Gjatë një interviste të fundit me ESPN, ish-mesfushori i Real Madridit iu kërkua të përshkruante shokët e tij të skuadrës së Topçinjve duke përdorur një fjalë.
Kur u pyet për ish-mbrojtësin e Manchester Cityt, ai u përgjigj: “Messi”.
Zinchenko, i cili iu bashkua Gunners në një transferim prej 35 milionë euro nga City në verën e vitit 2022, u kritikua pak për paraqitjet e tij sezonin e kaluar.
27-vjeçari filloi 24 nga 35 paraqitjet e tij nëpër gara, duke shënuar një gol dhe dy asistime gjatë rrugëtimit.
Në sezonin 2024-2025, reprezentuesi ukrainas mund të pësojë një rënie në përzgjedhjen e Mikel Artetas te Arsenali.
Ai ka të ngjarë të shfaqet si një rezervë për Riccardo Calafiorin, i cili u transferua nga Bologna në Serie A në një lëvizje me vlerë deri në 50 milionë euro në fillim të kësaj vere. /Telegrafi/