Site icon Telegrafi

Marrëdhëniet më skandaloze në Hollywood

Nga çiftet më të famshme në Hollywood kemi mësuar që fundet e lumtura jo gjithmonë ekzistojnë.

Kemi parë lidhje afatgjata dhe lidhje që përfundojnë brenda pak ditëve, lidhje që kanë bërë bujë që në fillim dhe lidhje që janë mbajtur të fshehta për shumë kohë. Por cilat janë lidhjet që kanë tronditur Hollywoodin dhe botën?

Lady Diana dhe James Gilbey

Në vitin 1992 The Sun publikoi një bisedë të regjistruar të princeshës me të dashurin e saj, James Gilbey. Në atë kohë ajo ishte e martuar me princin Charles, i cili kishte po ashtu një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij të ardhshme.

Arnold Schwarzenegger & Mildred Baena

Arnold Schwarzenegger e mbajti të fshehtë marrëdhënien me punonjësen e shtëpisë së tij, për 14 vite. Edhe pse ata kishin një djalë që iu ngjasonte shumë të dyve, askush nuk dyshoi.

Alex Rodriguez & Madonna

Alex Rodriguez ishte i martuar me Cynthia Scurtis, gjatë kohës kur ai kishte një marrëdhënie me Madonën. Kjo gjë i kushtoi Alex divorcin dhe një dëmshpërblim prej 26 milion dollarësh, ndaj gruas së tij.

Jesse James & Sandra Bullock

Në vitin 2010 të paktën katër gra supozuan se kishin pasur marrëdhënie me Jesse James gjatë kohës kur ai ishte i martuar me Sandra Bullock. Në një intervistë për Daily Mail ai e pranoi tradhëtinë.

Kristen Stewart & Rupert Sanders

Zhgënjimi i fansave ishte i madh kur u bën publike foto të Kristen Stewart dhe Rupert Sanders, ku dukeshin shumë afër me njëri-tjetrin. Ajo u nda me yllin e “Twilight” Robert Pattinson për shkak të kesaj tradhëtie.

Tiger Woods & Elin Nordegren

Në 2009 u bën publike lidhjet e shumta të Tiger Woods gjatë kohës kur ishte i martuar me Elin Nordegren. Ai kishte lidhje me plot 13 gra të ndryshme.

Brad Pitt & Angelina Jolie

Një prej lidhjeve më tronditëse për Hollywood-in ishte ajo që lindi gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith”, ndërmjet Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Dhe pse ajo kurrë nuk e pranoi që të kishin pasur lidhje para se ai të ndahej nga Jennifer Aniston.

Jude Law me dadon e fëmijëve të tij

Gjatë lidhjes së tij me Sienna Miller, Jude Law kishte një marrëdhënie paralele me dadon e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër Miller gjithashtu kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me Daniel Craig.

Donald Trump & Maples

Martesa e parë e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Ivana Trump, mori fund pas tradhtisë së tij me Maples, e cila më pas u bë gruaja e tij e dytë.

Woody Allen & Soon-Yi Previn

Në 1992 Woody Allen filloi një marrëdhënie me vajzën e adoptuar të të dashurës së tij prej shumë kohësh, Mia Farrow. Skandali u zbulua kur Farrow gjeti foto nudo të Previn në telefonin e Allen. Previn dhe Allen u martuan bashkë në 1997. /Class/

Exit mobile version