Site icon Telegrafi

Marotta zbulon detaje nga bisedimet me Skriniarin

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka thënë se ata duan të mbajnë kapitenin e tyre, Milan Skriniar, teksa ka folur edhe për Robin Gosens.

Skriniar është jashtë kontratës në fundi të qershorit 2023, ndërsa Gosens është duke u lidhur me një largim në janar.

Megjithatë, i pari është lojtari kryesor i skuadrës dhe drejtuesit duan medoemos ta rinovojnë kontratën e tij pas interesimit të madh të Paris Saint-Germain.

“Vlera e Skriniar është superlative, brenda dhe jashtë fushës, kështu që unë jam shumë optimist se mund të arrijmë një përfundim të këtyre negociatave deri në pushimin e Kupës së Botës, rreth 13 nëntorit. Kemi disa shenja shumë pozitive”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Ne kemi indikacione të qarta për ta thënë këtë – dhe ju e dini, Skriniar është lojtari kryesor për ne”.

“Gosens është një lojtar shumë i rëndësishëm, pjesë e kombëtares së Gjermanisë dhe po përshtatet ngadalë”.

“Ne nuk duhet të jemi të nxituar dhe ta lëmë atë gradualisht të përfshihet më shumë në mënyrën se si luan ky ekip”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version