Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Maroku ka vazhduar me befasi duke fituar edhe ndaj Portugalisë në ndeshjen e zhvilluar në Al Thumama Stadium të Dohas.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënuan në minutën e 42-të dhe ishte Youssef En Nesyri, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri Yassine Bounou, i cili pas disa pritjeve vendimtare u notua me 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin portugez, Diego Costa që u vlerësua me notë 5.4.
Notat e lojtarëve
Maroku
Portugalia
/Telegrafi/