Toyota është zbuluar se është marka e veturave me klientët më besnikë, duke mposhtur edhe Tesla dhe Porsche.
Falë përvojave pozitive të së kaluarës, tre të katërtat e blerësve planifikojnë të qëndrojnë me gjigantin japonez edhe me blerjen e tyre të radhës, përcjell Telegrafi.
Ndërsa ata që vozisin Tesla njihen për besnikërinë e tyre në dukje ndaj markës dhe CEO Elon Musk, të dhënat tregojnë se kompania mbetet pak pas Toyotas.
Ndoshta një lëshim i papritur ishte Porsche, me markën gjermane që vjen pas atyre si Subaru dhe Kia.
Në anën tjetër, Mitsubishi ishte marka më pak e mundshme për të tërhequr klientët e njëjtë. /Telegrafi/