Grupi i produkteve luksoze LVMH dhe këngëtarja Rihanna kanë rënë dakord të mbyllin markën e saj të modës Fenty pas më pak se dy vjet në prodhim.
Sidoqoftë, linja e të brendshmeve Savage X Fenty do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikës Fenty Beauty dhe Fenty Skin. LVMH tha se rrobat e gatshme për veshje të Fentit do të “viheshin në pritje” deri sa të arrihet kualitetit më i mirë.
Analistët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një bazë të madhe, çmimet e etiketës Fenty ishin shumë të larta për shumicën e tyre. Por LVMH dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të “ekosistemit Fenty”.
Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë me ngjyrë që udhëhoqi një shtëpi nën markën LVMH kur marka Fenty filloi në pranverën e 2019. Por nuk ka pasur asnjë postim në llogarinë e markës në Instagram që nga fillimi i këtij viti dhe asnjë koleksion i ri nuk është shfaqur që nga nëntori i vitit të kaluar.
Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë ardhur në kurriz të karrierës së saj muzikore. Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga viti 2016. /Telegrafi/