Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është shumë e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj dhe stilin e veçantë që ka ditur ta ruajë ndër vite.
Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, gjersa ndan herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Mariza ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram ku shfaqet nën shoqërinë e një vogëlushi, i cili me siguri duhet të jetë një ndër familjarët e saj.
Ajo ka shprehur aq shumë dashuri për të sa që në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Me të dashurin tim”.
Deri tani këngëtarja Ikonomi ka qenë shumë e rezervuar për jetën private, dhe nuk ka treguar asnjëherë nëse ka qenë në ndonjë lidhje dashurie. /Telegrafi/