Fabrizio Romano raporton se Mario Mandzukic ka arritur në Itali për t’i kompletuar testet mjekësore te Milani.
Sulmuesi kroat po nënshkruan me Rossonerët deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Mandzukic ka shijuar një karrierë mjaftë të suksesshme te klubet si, Dinamo Zagreb, Wolfsburg, Bayern Munich, Atletico Madridi dhe Juventus, më pas kalo te Al-Duhail në Katar në vitin 2019.
Mario Mandzukic has just landed in Milano to have medicals and then sign his contract as new AC Milan player until June 2021 [with option to extend until June 2022]. Here we go confirmed. 🔴🇭🇷 #transfers #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2021
Sulmuesi tashmë është i njoftuar me Serie A-në dhe Milani pret shumë nga ai që t’i ndihmojë në këtë pjesë të mbetur të edicionit.
Rossonerët shpresojnë që të rikthejnë titullin e Serie A-së në San Siro, pasi aktualisht janë lider.
Mandzukic ka luajtur shumë ndeshje me Juventusin, derisa ka 100 gola në disa liga evropiane. Ai do të jetë partner i Zlatan Ibeahimovicit në skuadër, e që dyshja kanë përvojë mjaftë të madhe. /Telegrafi/
Aterriza en Milan Mario Mandzukic, mañana exámenes médicos.pic.twitter.com/RGPVt3pDUx
— Edwin Restrepo (@edwinrestrepoc) January 17, 2021