Site icon Telegrafi

Mario Balotellii shënon gol të jashtëzakonshëm me shpejtësi mbi 100 km/h

Mario Balotelli është duke përjetuar për herë të parë një aventurë në kampionatin zviceran dhe po shkëlqen aty.

Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës zvicerane Sion nga Adana Demirspor në verë prej 2,6 milionë dhe po shkëlqen në kampionatin helvetik.

32-vjeçari ka qenë protagonist me një gol të jashtëzakonshëm në fundjavë të shënuar me Sionin në fitoren 2-0 ndaj Luzernit.

Super Mario shënoi golin e parë në minutën e 33-të të ndeshjes, gol që është bërë viral në gjithë botën.

Fillimisht, Balotelli kontrollon topin me shpinë nga porta, shmang për mrekulli kundërshtarin dhe lëshon një goditje nga distanca që ishte e pa mbrojtshme për portierin mysafirë.

Se gjuajtja ishte jashtëzakonisht e fuqishme tregojnë edhe statistikat që janë publikuar në mediat zvicerane, ku shpejtësia e topit në portë ishte prej 102 km/h.

Goli i Super Marios ndaj Luzernit është bërë viral në gjithë botën pasi ishte një gol fantastik me një shpejtësi të topit që rrallë shihet në fushat e blerta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version