Mariah Carey ka reaguar ndaj dyshimeve që një video e fundit e saj, publikuar si pjesë e Spotify Wrapped 2024, ishte krijuar nga inteligjenca artificiale.
Në këtë video, ikona e muzikës falënderoi fansat për mbështetje dhe premtoi muzikë të re. Ajo u shfaq me një këmishë të kuqe dhe buzë të kuqe, duke dhënë mesazhin përpara pemëve të Krishtlindjeve.
Megjithatë, disa fansa vënë re se lëvizjet e saj të ndrojtura dhe fjalët e shqiptuara me kujdes dukeshin shumë të përsosura, duke i krahasuar ato me krijime të AI, shkruan DailyMail.
Një përdorues në X shkroi se “duket si AI”, ndërsa dikush tjetër shtoi “kjo duket si AI, haha”.
Për t’u mbrojtur, një fanse e Carey-s shpjegoi se ajo thjesht po lexonte diçka pas kamerës, dhe se lëvizjet e saj të syve tregojnë se ishte një video e natyrshme.
Mariah vetë i përgjigjej këtyre dyshimeve, duke thënë: “Ndriçim i keq dhe një buzë e kuqe. A mendoni të gjithë se kjo është AI?? Ka një arsye që unë nuk jam një fans i asnjërës prej këtyre gjërave!”
Ajo e përfundoi mesazhin duke theksuar që do të festonte Krishtlindjet në Boston me “Lambily-n” e saj.
Edhe disa mbështetës të Carey-s e mbrojtën duke thënë: “Duhet të jetë e vështirë të jesh kaq e mrekullueshme sa askush nuk e beson se je e vërtetë”.
Një tjetër shkroi se ajo po lexon një teleprompter dhe është vërtet ajo”, duke hedhur poshtë teoritë e krijuara nga AI. /Telegrafi/