Site icon Telegrafi

Marcus Thuram nuk do t’i bashkohet PSG-së

(Foto: Getty Images)

Sulmuesi francez, Marcus Thuram, nuk do t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germainit, ka konfirmuar L’Equipe.

25-vjeçarit i skadon kontrata me Borussia Monchengladbachun në fund të këtij muaji dhe ka vendosur të largohet nga klubi gjerman.

PSG ka qenë ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij, por Thuram ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet me kampionin e Ligue 1.

Lexo po ashtu Milani udhëheq garën për Thuram

Atij është duke u pëlqyer oferta e re e përmirësuar e Milanit dhe gjasat që ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Pasditen e të enjtes është mësuar se bisedimet me PSG-në janë ndërprerë dhe Rossonerët janë të bindur se mund të arrijnë marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version