Marcus Thuram i ka ndezur tifozët e Interit pas fitores me rezultat 4-2 ndaj Romës me një koment në Instagram, duke hedhur kunja në drejtim të Romelu Lukakut.
Francezi shënoi një gol dhe detyroi Angelinon që të shënonte në rrjetën e portës së vet në fitoren me rikthim rezultati në “Stadio Olimpico”.
Kishte një mundësi për ta barazuar rezultatin në 3-3 kur Roma nisi një kundërsulm dhe Lukaku doli në një situatë një me një me portierin Sommer i cili ia mohoi golin belgut.
Fotoja e Sommer duke e larguar me maje të gishtave topin nga këmba e Lukakut, u përdor nga faqja zyrtare e Interit në Instagram me mbishkrimin: Jo në shtëpinë time.
Kjo kishte një kuptim të dyfishtë, sepse para së gjithash “Stadio Olimpico” nuk është shtëpia e Interit, por gjithashtu Lukaku nuk është më pjesë e Interit pasi u largua nga negociatat me Chelsean verën e kaluar.
“Ju e dini shumë mirë se çfarë po bëni, admin”, ka shkruar Thuram në hapësirën e komenteve.
Reagimi i Thuramit bëri që qindra tifozë të Interit të lavdërojnë francezin për faktin se e kuptoi ‘mesazhin e fshehtë’ të klubit mbrapa atij postimi./Telegrafi/