Claudio Marchisio i ka thënë lamtumirë futbollit aktiv pas një karrierë të bujshme, sidomos me fanellën e Juventusit.
Në moshën 33-vjeçare, ish-mesfushori e ka zyrtarizuar tërheqjen në një konferencë për shtyp në “Allianz Stadium”.
Ai ka zbuluar se kishte oferta, por që vendosi të largohej, pasi sipas tij nuk ka mundur ta jap maksimumin.
“Doja ta bëja këtë lajmërim në shtëpinë time, ku kam jetuar momente të pabesueshme. Kam patur oferta, por nuk mund të jepja atë që doja dhe duhej të respektoja veten time”.
“Nëse nuk mund të japësh maksimumin në fushë, është e drejtë që të heqësh dorë. Kam fituar shumë më shokët e mi dhe këto emocione do të më mbeten përgjithmonë”.
From the man himself, #FinoAllaFine! ⚪️⚫️ pic.twitter.com/XdOqiTmytl
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 3, 2019
Për Marchisio nis një epokë e re në karrierë, ndërsa flet edhe për pengjet.
“Do të më duhet pak kohë për të kuptuar se ku mund të jem i dobishëm në botën e futbollit. Nuk e përjashtoj mundësinë për t’u bërë trajner apo drejtues”.
«Era giusto comunicarlo qui, in un luogo speciale». @ClaMarchisio8 ha annunciato oggi il suo saluto al calcio giocato. 👑⚪️⚫️ https://t.co/igwn0Q70m6 pic.twitter.com/29NU0v9AF6
— JuventusFC (@juventusfc) October 3, 2019
“Pengu më i madh është fakti se nuk munda të fitoj Ligën e Kampionëve. Edhe mos fitimi i Kampionatit Evropian me Italinë është një tjetër peng”, ka thënë Marchiosi në konferencën lamtumirëse. /Telegrafi/