Claudio Marchisio ka zbuluar se ishte kërkuar me ngulm nga klubet e Ligës Premier vite më parë.
Ish-mesfushori i Juventusit ka thënë se Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kishin tentuar disa herë transferimin e tij.
Por, legjenda e Zonjës së Vjetër ka deklaruar se ai nuk e kishte menduar asnjëherë largimin nga kampioni i Serie A-së dhe nuk i kishte konsideruar asnjëherë ofertat e klubeve angleze.
“Nuk mund të them se isha afër kalimit në Ligën Premier, por interesim të madh kishte”, ka thënë Marchisio për Daily Mail.
“Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kishin bërë disa tentime për të më transferua, por nuk kam zhvilluar bisedime me asnjërën prej tyre”.
“Ju ndoshta pyesin se përse. Është shumë e thjeshtë. Juventusi gjithmonë ka qenë prioriteti im, kështu që nuk kisha arsye se përse të filloja bisedimet me to”, ka thënë 33-vjeçari.
Italiani u pensionua në këtë verë nga futbolli shkaku i një lëndimi të pësuar në kohën sa ishte te Zenit St Petersburg. /Telegrafi/