Espanyoli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Mallorcas në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo ishte fitorja e parë për ta pas tri humbjeve radhazi ndërsa tani numërojnë 10 pikë dhe gjenden në pozitën e 12-të në tabelë.
Kontribut tejet të madh në këtë triumf dha mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili shënoi golin e parë në këtë takim për Espanyolin.
Kumbulla e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Jofre Carreras.
Marash Kumbulla scores for Espanyol against Mallorca 🇦🇱🇪🇸 https://t.co/rYY9wEDKOz
— SportzGlobal01 (@SportzGlobal01) October 5, 2024
Për golin dhe paraqitjen e tij fantastike në fazën defanzive, Kumbulla u vlerësua me notën 8.4 nga Sofascore.
Përveç golit, Kumublla pati nëntë spastrime të topit nga zona, dy goditje të bllokuara, dy ndërhyrje dhe pesë duele ajrore të fituara.
24-vjeçari e ka gjetur mjaft mirë veten në Spanjë pas transferimit nga Roma duke qenë titullar në të gjitha ndeshjet deri më tani në La Liga./Telegrafi/