Site icon Telegrafi

Marash Kumbulla shihet si pasues i Godinit te Interi

Interi pritet ta lë Diego Godinin të largohet në fund të sezonit dhe ta zëvendësojë atë me mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla.

Godin u nënshkrua nga Nerazzurrët vetëm verën e kaluar në një transferim të lirë nga Atletico Madridi.

Sidoqoftë ka pasur raporte që veterani nuk është vendosur mirë në Milano dhe dëshiron një kthim në Spanjë.

Lexo po ashtu Interi po vlerëson tre qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm, Marash Kumbulla favorit

Godin ka qenë shpesh pjesë e rotacionit nga trajneri i Interit, Antonio Conte, dhe pavarësisht se ka filluar rregullisht në garat e kupave për Interin, ka bërë vetëm 12 startime të ligës.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, klubi zikaltër mund ta lë të lirë Godinin në fund të sezonit, dhe ta zëvendësojë atë me mbrojtësin e Veronës, Kumbulla.

Lexo po ashtu Verona i vendos çmim të arsyeshëm mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla

20-vjeçari ka shkëlqyer në zemër të mbrojtjes së Veronës këtë sezon, dhe ishte afër një transferimi te Napoli në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja e Romës spekulon se Interi mund të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version