Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka arritur ta ndal Anglinë me barazim 1-1 në Shkup në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Euro 2024.
Golin për Maqedoninë e realizoi kapiteni shqiptar, Enis Bardhi. Minuta e 41-të solli një penallti për vendasit, pas një rishikimi në VAR.
Bardhi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, por shqiptari shfrytëzoi devijimin e topit nga portieri për të çuar në rrjetë për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Anglia bëri disa zëvendësime. Harry Kane arriti ti barazojë shifrat për 1-1 në minutën e 59-të.
Deri në fund të dyja përfaqësueset kishin raste, por rezultati nuk ndryshoi.
Kështu Maqedonia e mbyll këtë cikël eliminatorë me 8 pikë pas Italisë, Ukrainës dhe Anglisë që kualifikohet në Evropian si e para e grupit. /Telegrafi/