Site icon Telegrafi

Maqedoni: Sot thuhen fjalët përfundimtare të palëve në rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Palët në rastin “Lidhja ndërkombëtare” sot në Gjykatën Penale – Shkup është parashikuar t’i japin fjalët përfundimtare.

Gjykimin në këtë rast e udhëheq gjyqtarja Sofçe Gavrilova-Efremova, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Vilma Ruskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski-Boki 13, i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprat penale “mashtrim dhe larje parash”.

Në këtë rast akuzohen edhe ish-deputetët e LSDM-së Frosina Remenski, Mile Jovanovski (babai i të akuzuarit të parë) dhe Jasna Mandiq Ercegoviq. E pandehura Remenski akuzohet për “ndihmë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe larje parash”, ndërsa Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar”.

Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”.

Exit mobile version