Site icon Telegrafi

Maqedoni: Riaktualizimi i çështjeve etnike, përfitim votash për zgjedhje

Retorika ndëretnike në fjalorin e politikanëve po rritet sapo afrohen zgjedhjet. Kryetari i Qendrës për Liri “CIVIL”, Xhabir Derralla, mendon se riaktualizimi i tensioneve ndëretnike vërehet më shumë në terren por edhe në rrjetet sociale. Sipas tij kjo pritet të intensifikohet edhe më shumë.

“Atë që ne mund ta vërejmë, sigurisht që edhe në të ardhmen janë treguar si nacionalistë, tash edhe më shumë e intensifikojnë nacionalizmin, në vokabularin e tyre. Kuptohet, kjo ndodh në terren dhe në rrjetet sociale, dëshmon për intensifikim të gjuhës së urrejtjes në baza etnike”, tha Xhabir Deralla nga “Civil”.

Për sociologun Ali Pajaziti në këtë situatë duhet të shtrohet çështja se nëse dëshirojmë shtetin tonë ta ndërtojnë ndarjet etnike apo multienticiteti.

“Çështjet nacionaliste apo entocentrizmi është karta që premton dhe që shpie drejt fitores. Për këtë, partitë politike në mënyrë të tërthortë po nxisin disa debate shumë të nxehta që te taboret e veta politike shkakton një mobilizim të veçantë. Kjo ngjall dilemën te publiku, se vallë ndarjet etnike janë ato që e ndërtojnë shoqërinë tonë”, u shpreh sociologu, Ali Pajaziti.

Kjo vjen ngaqë politikanët patën përplasje mes tyre. Zv. kryeministri Bujar Osmani tha se nëse ndaj raportit të Komisionit të Venecias për Ligjin e gjuhëve veprohet njëanshmërisht, mund të ndikojë kjo në ekuilibrin e raporteve mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Kjo ngjalli reagime. Hristijan Micskoski e cilësoi si kërcënim, e ndërkaq Ziadin Sela tha nacionalizmi nuk pritet nga shqiptarët, por nga maqedonasit. Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të lejojë që të rikthehen çështjet e vjetra dhe të ndajnë shoqërinë.

Exit mobile version