Gjatë ditëve të ardhshme, vendin e pret mot me lagështi, reshje të borës dhe temperatura relativisht të ndryshueshme.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometerologjike deklaruan se të premten pritet kohë relative me lagështi të pjesshme ndërsa gjatë ditës së shtunë pritet që të ketë reshje të borës veçanërisht në pjesët veriore të vendit.
Nga atje thonë se ulja e temperaturave dhe reshjet e borës në këtë periudhë janë në kufirin e normales për këtë periudhë të vitit.
“Gjatë të shtunës pritet ndryshim i motit tek ne veçanërisht në pjesët veriore do të ketë reshje të borës, ndërsa në pjesët jugore do ketë reshje të shiut megjithatë të dielën dhe të hënën dhe ditëve në vijim pritet kohë me vranësira të pjesshme dhe shi të kohëpaskohshëm”, thonë nga DPHM.