Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se nga dita e nesërme do të ketë vaksinim në terren në shkollat e fillore dhe të mesme.
“Në komunikim të vazhdueshëm jemi me ministrin e Shëndetësisë dhe me të vërtetë bëhet fjalë për gjendje alarmante”, tha Ademi duke shtuar se po bëhen përpjekje që në Ligjin për arsim fillor, gjatë regjistrimit do të duhet të jepet dëshmi se vaksinat janë pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri thotë se në këtë drejtim do të jenë zgjidhjet ligjore, ligjet dhe aktet nënligjore, por gjendja me fruthin, siç tha ai mbetet alarmante.
Dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në shkollë dhe as në çerdhe ndërsa para dy ditëve Komisioni për sëmundje infektive shpalli epideminë e fruthit në gjithë territorin e shtetit./Telegrafi/