Rreth 16.000 bujq edhe pas periudhës prej 1 viti nuk kanë pranuar asgjë nga dëmshpërblimet e premtuara për dëmet e shkaktuara nga ngrica që vitin e kaluar ndodhi gjatë muajit prill dhe shkatërroi pjesën më të madhe të prodhimeve bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit të Bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Ljupço Nikollovski, bujqit do t’i pranojnë mjetet materiale pasi që të përfundojë vlerësimi i dëmeve gjatë ditës së martë, ndërsa thotë se mjetet tashmë janë transferuar në agjencinë përkatëse për pagesë.
Prej nesër në procedurë kuvendore do të hyjnë edhe ndryshimet në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, ku parashihen masat për të ashtuquajturën ‘Nafta e gjelbër për bujqit’./Telegrafi/