Site icon Telegrafi

Maqedoni: BFI pezullon namazet me xhematë nëpër të gjitha xhamitë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut Sulejman Rexhepi, sot në konferencë për shtyp, tha se kanë sjellë vendim që të pezullojnë faljen e namazit nëpër xhami, duke përfshirë edhe atë të xhumasë.

Ai tha se për këto vendime kanë përgjegjësi fetare ata si institucion, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi marrë këto vendime: pezullohet falja e namazit me xhematë në gjitha xhamitë e vendit, por muezinët janë të detyruar si individë ta thërrasin ezanin; pezullohet falja e namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit, ndërsa besimtarët do të mund ta kompensojnë duke e falë namazin e drekës; në rast se ka xhenaze si pasojë e coronavirusit, varrimi do të bëhet nga organet kompetente, ndërsa namazi i xhenazes do të bëhet pas varrimit”, tha Rexhepi.

Ai tha se këto vendime do të vlejnë derisa të krijohen kushte që BFI të sjellë vendim tjetër.

Rexhepi i ftoi qytetarët që t’i zbatojnë rekomandimet e qeverisë, si dhe tu largohen tubimeve masive./Telegrafi/

Exit mobile version