Site icon Telegrafi

Maqedonci thotë se aksidenti në Turqi ndodhi në kazermën ku stërviten edhe pjesëtarët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka shprehur tronditjen e tij pas përplasjes së helikopterëve ushtarakë në Turqi, ku vdiqën gjashtë ushtarë.

Ai ka thënë se pjesëtarët e FSK-së që janë atje duke ndjekur trajnimet, kanë qenë larg vendit të ngjarjes dhe janë mirë e të sigurt.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lexo po ashtu Gjashtë ushtarë janë vrarë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Turqi

“Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!”, ka vijuar tutje Maqedonci./Telegrafi/

Exit mobile version