Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer është shpallur portier i vitit për sezonin 2020/2021.
Kapiteni i bavarezëve zhvilloi një sezon tjetër të mrekullueshëm me klubin gjerman duke e fituar tripletën.
Kampion i Gjermanisë, kampion i Evropës, fitues i DFB Pokal dhe se fundmi fitues i Superkupës së Evropës dhe Superkupës së Gjermanisë.
Askush nuk mund t’i konkurronte Neuerit për çmimin e portierit më të mirë në Evropë.
Keylor Navas (Paris-Saint Germain) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid) ishin konkurrentët e tij në listën e ngushtë.
Futbollistja e Lyonit, Sarah Bouhaddi, e fitoi çmimin e portieres më të mirë në kategorinë e femrave. /Telegrafi/