Ish-sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kishte uruar Sadio Manen pas kalimit të këtij të fundit te Bayern Munich verën e kaluar.
Klubi i Bundesligës shpenzoi 32 milionë euro për të joshur Mane në Gjermani, pasi ai luajti 269 ndeshje, shënoi 120 gola dhe shpërndau 48 asistime te Liverpooli.
Në sezonin e tij të parë në Bayern Munich, Mane ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar katër asistime në 24 duele.
Në një intervistë për Bild, Mane ka shpjeguar se nuk është penduar për vendimin e tij për t’u transferuar në Gjermani.
“Liga këtu është shumë e ngushtë, shumë e ekuilibruar. Shikoni sa duket krye i tabelës. Dhe atmosfera në stadiume…”
“Pse dikush duhet t’i thotë ‘jo’ Bundesligës? Kjo do të më befasonte. Jam i sigurt se së shpejti do të shohim edhe më shumë yje të Ligës Premier në Bundesligë”, ka thënë Mane.
Takimi i Manes me Cristiano Ronaldon
Duke diskutuar për kalimin e tij te bavarezët, Mane zbuloi një bisedë që kishte me Ronaldon verën e kaluar.
“E takova Cristianon në Mallorca përpara se sezoni [fillonte] kur nënshkrimi im ishte vendosur tashmë”.
“Ronaldo më përgëzoi që u transferova në Mynih dhe më tha ‘Klub i madh, ky është një hap i madh për ty!”, tregon ai. /Telegrafi/