Site icon Telegrafi

Mandzukic është asistent i ri i Kroacisë

(Foto: Twitter/HNS)

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Juventusit e Milanit, Mario Mandzukic, do ta nisë karrierën e tij si trajner duke punuar si asistent i Zlatko Dalicit te Kroacia.

35-vjeçari, i cili u pensionua në fund të sezonit 2020/2021 është caktuar si asistent-trajner i ekipit të vet përfaqësues.

Mandzukic e ka përfaqësuar 89 herë Kroacinë si lojtar dhe i ka shënuar 33 gola në proces.

Ai i ndihmoi ekipit të tij që të arrinte deri në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2018 në Rusi, kur mbetën nënkampionë duke humbur nga Franca.

Si futbollist, ka luajtur edhe në Spanjë te Atletico Madridi, por edhe në Katar te Al-Duhail, në Kroaci te Marsonia, NK Zagreb e Dinamo Zagreb, kurse në Gjermani pos Bayernit, edhe te Wolfsburgu. /Telegrafi/

Exit mobile version