Site icon Telegrafi

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Masat shtrënguese në Manchester United nën udhëheqjen e re të miliarderit Sir Jim Ratcliffe vazhdojnë dhe rreth 200 njerëz do të humbasin punën e tyre në valën e re të pushimeve nga puna. 

Djajtë e Kuq kanë qenë në humbje financiare për pesë vite radhazi dhe vendimi i Ratcliffe për të pushuar nga puna 250 punonjës vitin e kaluar, përfshirë legjendarin Sir Alex Ferguson, nuk ka dhënë fryte. 

Prandaj, Ratcliffe ka vendosur të pushojë nga puna edhe 200 punonjës të tjerë, dhe për ata që kanë mbetur, ai ka vendosur të eliminojë ushqimin e nxehtë, thuhet në një deklaratë të klubit nga “Old Trafford”. 

 

Domethënë, vetëm lojtarët do të kenë të drejtë të hanë me shpenzimet e klubit, ndërsa të gjithë punonjësit e tjerë, përfshirë trajnerin Ruben Amorim, u lejohet të hanë supë dhe sanduiçe me shpenzimet e klubit. 

Siç llogaritet nga kontabilistët e Man United, klubi do të kursejë më shumë se një milion euro në vit me këtë vendim. /Telegrafi/  

Exit mobile version