Sipas raportimeve, Manchester United ka gjetur zëvendësuesin e David de Geas. Spanjolli pritet të qëndrojë në United me një kontratë të re me një ulje të konsiderueshme page, por nëse ai do të jetë portieri i parë i Erik ten Hag sezonin e ardhshëm, mbetet për t’u parë.
Shqetësimet nëse gardiani do të jetë në gjendje të përshtatet ndonjëherë me vizionin e futbollit të Ten Hag janë të përhapura pas një sërë gabimesh që kontribuan në eliminimin e United nga Liga e Evropës nga Sevilla javën e kaluar.
Ten Hag thuhet se do të shikojë një portier të ri këtë verë, i cili mund të nisë në heshtje fillimin e fundit të karrierës së De Geas në Old Trafford.
Sipas gazetës kroate Jutarnji, United dëshiron të nënshkruajë me portierin e Dinamo Zagrebit, Dominik Livakovic në afatin kalimtar të verës.
Një transferim është përshkruar si ‘mjaft i mundshëm’ për shkak të klauzolës së ulët të lirimit të Livakovic, që mendohet të jetë me vlerë vetëm 10 milionë euro.
Raportimi shton se United është gati t’i japë kroatit, i cili bëri përshtypje në Kampionatin Botëror në Katar në Katar, një pagë vjetore prej 1.5 milion euro. /Telegrafi/